Basha, takim me Kryemadhin në selinë e Partisë Demokratike

Lulzim Basha, kryetari i Partisë Demokratike, po zhvillon një takim me kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi, në selinë blu.

Në fokus të takimit mendohet të jetë përcaktimi i aksionit opozitar.

Në orën 14:15, Basha takon David Konstelancik, drejtorin për Evropën Jugore dhe Qendrore në Departamentin e Shtetit. Ndërsa në orën 15.30, Kostelancik do të takohet me Kryemadhin.

Nesër, në orën 13:00, Basha pritet të zhvillojë takim me aleatët.

Një ditë më parë Basha zhvilloi mbledhje me të deleguarit në qarqe. 24 të deleguarit në qarqe kanë raportuar mbi gjendjen në degët që kanë mbuluar duke shprehur edhe pritshmëritë nga strukturat.

Basha i ka kërkuar funksionareve demokratë që të punojnë për rritjen e anëtarësimeve dhe afrimin e individëve me kontribute historike në PD.

Kryedemokrati është shprehur në mbledhje se PD mund t’i rikthehet protestave brenda shtatorit, por për këtë më parë do të mblidhen Këshilli Kombëtar dhe ish grupi demokrat.

Shkarkoni aplikacionin e A2