“Conte 2”, prezantohen emrat e rinj të kabinetit qeveritar në Itali

Kryeministri Giussepe Conte ka prezantuar listën e re të kabinetit qeveritar që do të drejtojë vendin në ditët e ardhshme. Luigi Di Maio do të jetë ministër i Jashtëm, Roberto Gualtieri do të jetë ministër i Ekonomisë, në krye të Drejtësisë konfirmohet Alfonso Bonafede, ndërsa Stefano Patuanelli do të jetë ministër i Zhvillimit Ekonomik. Në postin e zv/sekretarit të këshillit të ministrave, kryeministri Conte ka caktuar Riccardo Fraccaro.

Betimi i kabinetit të ri qeveritar pritet të zhvillohet para presidentit të Republikës që ditën e nesërme ndërsa votimi i tij në parlament do të bëhet ditën e hënë në orën 11:00.

Pas publikimit të listës së kabinetit “Conte 2”, Luigi di Maio shkroi në rrjetet sociale se qeveria e re do të jetë kurajoze dhe ambicioze, si dhe e aftë për të çuar përpara rritjen dhe zhvillimit ekonomik të Italisë.

Rruga për krijimin e qeverisë së re të kryeministrit Conte u hap pasi anëtarësia e lëvizjes kundër establishmentit 5 Yjet votoi online pro një koalicioni me rivalët e përjetshëm politikë të Partisë Demokratike.

Shkarkoni aplikacionin e A2