Demi futet mes spektatorëve, e kapin në një kanal!

Festivali i demave vazhdon të krijojë momente paniku në Spanjë. Këtë herë një dem ka arritur të kalojë murin mbrojtës dhe të futet mes spektatorëve në qytetin e Caparroso, në veri të Spanjës.

Me dhjetëra persona u larguan të tmerruar, por fatmirësisht kjo ngjarja la të lënduar lehtë vetëm një person.

Në anën tjetër, demi vazhdoi të vrapojë nëpër rrugët e qytetit përpara se të shkonte në lumin Aragon. Ai përshkoi një pjesë të lumit, përpara se të kapej në një kanal vaditës dhe më pas u rikthye në “bazë” me anë të një kamioni.

Shkarkoni aplikacionin e A2