Diamantë, planetë rrotullues dhe çmime në stratosferë, orët që mbajnë të famshmit në puls

Disa blejnë makina të kushtueshme, të tjerë vila përballë oqeanit ose në ishujt e Karaibeve, por ka edhe nga ata që pasurinë tyre ta tregojnë në puls.

Orët më të çmuara në botë ekspozohen çdo ditë në festat më ekskluzive, ndeshjet më delikate, ose në tapetin e kuq të Hollywood.   

Kosto markave si Patek Philippe, Rolex, Hublot dihet, por këto personazhe kërkojnë edicionet e limituara, të personalizuara, dhe aty çmimi shkon në stratosferë. Qindra mijëra euro, jo rrallë miliona.

Ose, si në rastin e të çmendurit Floyd Mayweather, disa miliona.  Ai mban orën më të kushtueshme në botë, ekzemplar i vetëm, i quajtur “The billionaire”, 260 karat diamante me vlerën totale që tejkalon 18 milionë dollarë.

Shkarkoni aplikacionin e A2