Dje “yll” i futbollit, sot një i papunë, por refuzon gjithçka: Ofertat janë si gratë…

Ka shkëlqyer me Marseille, Lyon dhe Newcastle, dy vite më parë luante me PSG, numëron 15 ndeshje të luajtura në Kombëtare, talenti nuk diskutohet por ai nuk gjen dot një ekip për të luajtur. Është ende 32 vjeç Hatem Ben Arfa, lojtar krahu që në rininë e tij premtonte të ishte një yll botëror, por që gjithsesi ka arritur majat e futbollit francez.

Ben Arfa me fanellën e Kombtares franceze

Diçka që e ka penguar, është karakteri i tij i vështirë. Dhe Ky karakter po e pengon edhe në fundin e karrierës, duke i bërë që të refuzojë kontrata të mira në Serie A me Sampdoriën dhe Fiorentinën, por edhe Nicën në vendlindje.

Arsyeja? E shpjegon vetë ai në një postim:  “Asnjë nga ofertat më ka pëlqyer. Janë si gratë, po nuk të ndezën, lëri të ikin”.   

Ai është ende i ri, por me këto statuse rrezikon të mbetet “single”, në sport dhe në jetë.

Shkarkoni aplikacionin e A2