Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Do të shoqërohej me forcë, Bardhi paraqitet vetë në Gjykatë për dosjen “Babale”

Nga A2 CNN
4 Shtator 2019, 12:29 | Politikë
Do të shoqërohej me forcë, Bardhi paraqitet vetë në

Pas urdhrit të lëshuar nga Gjykata për shoqërimin me forcë, sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazmend Bardhi është paraqitur sot në Gjykatën e Tiranës. Bardhi do të dëshmojë për dijeninë e tij lidhur me dosjen “Babale”.

Në Gjykatë, Bardhi ka deklaruar se nuk ka pasur njoftim për seancë dhe se ka qenë i informuar për të vetëm nga media. “Qoftë kërkesa e Prokurorisë, qoftë vendimi i Gjykatës është në kundërshtim me ligjin. Unë jam paraqitur sot bazuar në njoftimin në media për seancën”, mësohet të ketë thënë ai.

https://a2news.com/2019/07/17/gjyqi-per-babalen-deshmon-ish-drejtori-i-policise-fier/

I pyetur nga prokurori i çështjes për të shpjeguar si i ka rënë në dorë regjistrimi, Bardhi është përgjigjur: “Si çdo denoncim që mbërrin në PD, ky regjistrim ka qenë një investigim gazetaresk. Për shkak të rrezikshmërisë së Agron Xhafajt, si vëlla i ministrit të Brendshëm, ia ka vënë në dispozicion PD. PD ka bërë verifikimet e veta. Ka rezultuar se Agron Xhafaj kishte një dënim të pa vuajtur. Fatmirësisht drejtësia u vu në vend se Xhafaj u vetëdorëzua dhe u dërgua të kryente dënimin. Në denoncimet që bën PD ne nuk kemi detyrim të bëjmë akt ekspertiza, por nga verifikimet na rezultoi se Agron Xhafaj ishte i përfshirë në trafikun e drogës. Denoncuan një person të përfshirë në veprimtari kriminale dhe që kishte mbrojtjen e vëllait si ministër i brendshëm. Së bashku me dy kolegët bëmë denoncimin në një konferencë për shtyp. Ka një autorësi të një gazetari që ka kryer një investigim, të cilit i rrezikohej jeta. Bashkë me Salianjin dhe Alibeajn e publikuam”.

https://a2news.com/2019/07/10/gjyqi-i-babales-deshmojne-4-ermalet-e-policise-se-njohim-veliun/

Biseda mes avokatit të Geron Xhafajt dhe Gazment Bardhit

Avokati: Për herë të parë më materialin u njohët kur e publikuat, apo më parë?

Bardhi: Me materialin audio jam njohur para se të bënim denoncimit.

Avokati: Mjetet teknike janë ato të shfaqura në ekran, apo  të tjera?

Bardhi: E kemi marrë në një USB dhe e kemi shfaqur në një ekran. Të njëjtën ia kemi dhënë Prokurorisë.

Avokati: Thatë që keni hetuar për të shkuarën e Xhafajt?

Bardhi: Vendimi ka marrë formë të prerë në 2012. Geron Xhafaj ishte dënuar për trafik narkotikësh bashkë me një grup kriminal. Kjo tregon për rrezikshmërinë e lartë të tij. Në 2013 si kreu i komisionit të ligjeve erdhi vëlla i tij erdhi vëllai i tij.

Avokati: Këtë shërbim ndaj publikut që pretendoni se keni bërë, a e keni bërë kur keni qenë ministër drejtësie?

Bardhi: Kur kam bërë denoncimin nuk kam qenë Sekretar i Përgjithshëm. Është e vërtetë që aktet procedurale për ekzekutimin e vendimeve të huaja kalojnë përmes Ministrisë së Drejtësisë. Në kohën qe kam ushtruar atë funksion nuk ka ardhur një kërkesë për ekzekutim. Ju siguroj, që jo për Geron Xhafajn, por edhe për vëllain apo motrën time të kishte ardhur, do ta kisha firmosur brenda një minute.

Biseda mes prokurorit, Bardhit dhe Fredi Alizotit

Prokurori: A e njihni Albert Veliun, Babalen, e keni takuar?

Bardhi: Albert Veliun nuk e njoh. E kam takuar ditën e denoncimit në darkë. Ai u paraqit bashkë me familjen e tij në PD ku ka kërkuar mbrojtje. Ndërsa Fredi Alizotin nuk e kam takuar asnjëherë.

Fredi Alizoti: Jemi takuar, unë, Albert Veliu dhe Salianji.

Bardhi: Jo, nuk është e vërtetë.

Alizoti: Po po, hapni kamerat e lokalit të PD.

A2 CNN Livestream

Dita jonë