Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Dua Lipa, realizon ëndrrën dhe në fushën e modës

Nga A2 CNN
4 Shtator 2019, 18:52 | Showbiz

Pas sukseseve të jashtëzakonshme sidomos vitin e kaluar në industrinë e muzikës, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Dua Lipa ka publikuar koleksionin e saj të veshjeve me markën e famshme botërore “Pepe Jeans”.

“Princesha” 24-vjeçare e pop-it u shfaq tejet e lumtur në mbrëmjen e saj në “Victoria House Basement” në Londrën, atje ku u publikua koleksioni i veshjeve. Me një fustan të argjendtë, Dua dukej e mrekullueshme.

Ndërsa në një postim në Instagram, këngëtarja shkroi se është shumë e lumtur për këtë hap në industrinë e modës, ndërsa theksoi se ka punuar shumë për të realizuar koleksionin e saj të parë, i cili është një frymëzim nga moda e viteve ’90.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani