Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Faturat e shtrenjta të hoteleve, nisin verifikimet për ministren dhe nënkryetarin e bashkisë

Nga A2 CNN
4 Shtator 2019, 14:49 | Politikë
Faturat e shtrenjta të hoteleve, nisin verifikimet për ministren dhe

Prokuroria e Tiranës ka nisur verifikimet për ministren e Drejtësisë Etilda Gjonaj dhe nënkryetarin e Bashkisë së Tiranës, Arbjan Mazniku për shpërdorim detyre.

Ditët e fundit opozita ka denoncuar se Gjonaj ka paguar 700 euro për të qëndruar një natë në një hotel në Itali, ndërsa Mazniku, sipas opozitës, pranoi t’i paguheshin në Spanjë hotele luksoze nga një firmë që fiton rregullisht pjesën dërrmuese të tenderave publike të kryeqytetit.

Ndërkohë, ka nisur verefikimi edhe për ish-ministrin e Bujqësisë, Niko Peleshi, i cili dyshohet se ka futur një pesticid të dëmshëm në kohën kur ushtronte postin e ministrit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani