FIFA zbulon logon e “Katar 2022”, spikasin simbolet arabe

FIFA ka zbuluar logon e botërorit “Katar 2022”, Botëror që për herë të parë do të luhet në periudhën vjeshtë-dimër.

Bëhet fjalë për një simbol karakteristik të kulturës arabe. Interpretimet janë të shumta që nga forma e një shalli, me motive gjeometrike dhe lulesh tipike të kulturës së vendit. Spikasin format sferike, nga ajo e një planeti, topi i futbollit, e deri tek përshtatja me trofeun e Kupës së Botës.

Logoja e “Katar 2022” formon gjithashtu numrin 8, që në një tjetër këndvështrim përkthehet në pafundësi, por është në të njëjtën kohë edhe numri i stadiumeve në të cilët do të zhvillohet evenimenti madhor.

Shkarkoni aplikacionin e A2