Fiskalizimi, qeveria pranon se biznesi do ketë kosto

Ministria e Financave e pranon se procesi i fiskalizimit do të shoqërohet me kosto shtesë për biznesin. Por ministrja Anila Denaj nuk dha një shifër të qartë sesa do të paguajë çdo subjekt për deklarimin online të faturave, duke ia lënë zbardhjen e saj fundit të shtatorit.

“Kompanitë të cilat janë duke përgatitur aplikacionet janë të ftuara të marrin pjesë për të upload-uar të gjithë protokollin teknik, i cili është vendosur në disponibilitetin e tyre. Besojmë dhe shpresojmë që të jenë të gatshme në javën e tretë të shtatorit, në mënyrë që të bëhemi gati në tetor për testimin. Në shtator do të kemi mundësi të shikojmë dhe koston se sa ky aplikacion është dhe kush do të ishin të gjithë komponentët e tjerë shtesë së kostos”, deklaroi ministrja Denaj.

Zbatimi i procesit të fiskalizimit është një tjetër çështje me pikëpyetje. Teksa biznesi e konsideron të hershëm 1 janarin e vitit të ardhshëm, Ministria e Financave i qëndron kësaj date, megjithëse pranon se koha e mbetur në dispozicion nuk premton.

Shkarkoni aplikacionin e A2