Ishujt Bahamas të rrënuar nga stuhia, imazhet ajrore tregojnë dëmet e ”Dorian’’

Përmasa e dëmeve të uraganit Dorian ka filluar të bëhet më e qartë ndërsa ekipet e shpëtimit arritën në Bahamasin verior, të sfilitur nga furia e stuhisë vrastare.

Imazhe të realizuara nga ajri treguan banesat pa çati, objekte të shkatërruara, makina të përmbysura dhe pjesë të mbuluara nga uji.

Kryeministri Hubert Minnis foli për asgjësimin e disa zonave dhe paralajmëroi rritjen e numrit të viktimave, nga 7 që janë konfirmuar deri më tani.

 “Numri i viktimave pritet të rritet. Ky është vetëm një informacion paraprak. Ishte një prej krizave më të rënda kombëtare në historinë e vendit tonë. Grupet e mobilizuara për t’i ardhur në ndihmë zonave të prekura flasin për shkatërrim te përmasave apokaliptike dhe shumë të vdekur”, deklaroi Minnis.  

Erërat që goditën ishujt Abako, ishin më të fortat e regjistruara ndonjëherë në Bahamas, e gjithashtu Grand Bahama u prek nga dëme dhe përmbytje të rënda. 89 metra shi u regjistruan në disa pjesë të arkipelagut në Atlantik.

Dorian u zhvendos drejt veriut por vazhdon të kërcënojë bregdetin lindor të Shteteve të Bashkuara. Edhe pse është dobësuar në uragan të kategorisë së dytë, me erëra deri në 165 km në orë, ai ka tani një shtrirje më të madhe.

Sipas zyrtarëve të OKB-së, rreth 60 mijë vetë do të kenë nevojë për ushqime dhe ujë të pastër. Stuhia pritet t’i afrohet në mënyrë të rrezikshme brigjeve të Floridës dhe në Georgia mbrëmjen e së mërkurës, dhe 2 Karolinave mëngjesin e së premtes. 

Shkarkoni aplikacionin e A2