Johnson sfidon opozitën: Zgjedhje në 15 tetor po votuat për shtyrje të Brexit

Kryeministri britanik Boris Johnson propozon mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme në 15 tetor në rastin se parlamenti do të votojë në favor të një projektligji për shtyrjen e Brexit.

Gjatë një debati të nxehtë parlamentar, Johnson sfidoi opozitarin laburist Jeremi Corbyn që nëse do të votojë kundër strategjisë së qeverisë për Brexit, të mbështes edhe mundësinë e zgjedhjeve të reja.

Kjo sipas tij, do të lejojë popullin britanik të thotë mendimin e tij lidhur më çështjen. “Britania e madhe duhet të shkëputet nga unioni më 31 tetor”, përsëriti kryeministri konservator.

Johnson duket i vendosur të mos heqë dorë, pavarësisht disfatës së një dite më parë në dhomën e Komunëve, kur ligjvënësit i dhanë dritën jeshile një mocioni të kontestuar për të marrë kontrollin e axhendës parlamentare nga duart e ekzekutivit.

Bashkimi Europian ndjek me shqetësim zhvillimet, dhe pohon në një deklaratë se rreziku për një Brexit pa ujdi është rritur.

Shkarkoni aplikacionin e A2