Kapet 148 mln $ heroinë në Britani, sasia rekord do të shkonte në Roterdam

Autoritetet britanike kanë kapur rreth 1,3 tonë heroinë, e cila në tregun me pakicë do të arrinte të siguronte 120 milionë paund, ose 148 milionë dollarë. Sasia rekord, më e madhja e kapur ndonjëherë në Mbretërinë e Bashkuar, u gjet në një kontejner me peshqirë që vinte nga Gjibraltari.

“Kjo është një sasi rekord e kapur në Mbretërinë e Bashkuar dhe një ndër më të mëdhatë në Europë”, tha Matt Horne, hetues në Agjencinë Kombëtare të Krimit. Droga do të shkonte në portin belg të Antverpës.

Autoritetet hoqën të gjithë sasinë e drogës nga kontejneri në një operacion që zgjati gjashtë orë dhe e zëvendësuan para se ta linin të vazhdonte rrugën për në qytetin belg. Ata zbuluan se kontejneri u shkarkua dhe u dërgua më pas në Roterdam të Holandës. Operacioni i mbyll me arrestimin e katër personave.

E njëjta rrugë u përdor nga trafikantët edhe muajin e kaluar, kur më 2 gusht autoritetet britanike kapën 398 kg heroinë të fshehur përsëri në peshqirë. Edhe në atë rast, sasia u dërgua në Roterdam nga Antverpa.

Shkarkoni aplikacionin e A2