Kreu i KLSH-së, Ekonomia “rrëzon” kandidatin e Metës

Mazhoranca ka rrëzuar kandidaturën e Presidentit Ilir Meta për kreun e Kontrollit të Lartë të Shtetit, atë të ekonomistit Petraq Milo, duke thelluar krizën mes palëve. 

Në seancën dëgjimore në Komisionin e Ekonomisë dhe Financave, deputetët u njohën me argumentet e kandidatit. Socialistët vlerësuan eksperiencën e Milos, por, sipas tyre, ai nuk mund të ushtrojë detyrën i pandikuar politikisht, për shkak se është anëtar i Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike.

Ky argument u kundërshtua nga këshilltari i Presidentit, Bledar Dervishaj, sipas të cilit kreu i KLSH-së nuk mund të ketë poste partiake vetëm gjatë ushtrimit të detyrës. 

Me 8 votat kundër të mazhorancës dhe 4 pro të opozitës, kandidatura e Petraq Milos u rrëzua në komision. Kjo është lëvizja e radhës kundër Presidentit pas ngritjes së Komisionit Hetimor Parlamentar për shkarkimin e tij dhe pas rrëzimit të 5 dekreteve të tij për kthimin e ligjeve.

Shkarkoni aplikacionin e A2