Lexohet në sallën e gjyqit deklarata e Agron Xhafajt në Prokurori

Agron Xhafaj , vëllai i ish-ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, ka refuzuar akuzat e ngritura nga PD kundrejt tij në çështjen “Babale”, duke thënë në Prokurori se ai e njihte Albert Veliun, por nuk ishte takuar kurrë me të, ndërsa zëri në përgjimin audio të publikuar nga PD Xhafaj thotë se nuk është i tiji.

Deklarata e bërë nga vëllai i ish-ministrit në zyrën e akuzës u lexua këtë të mërkurë në sallën e gjyqit, ku kanë dëshmuar gjatë ditës Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, dhe ish-kryeprokurori i Krimeve të Rënda, Besim Hajdarmataj.

“Paraditen 4 majit 2018, tre deputetët e Partisë Demokratike kanë bërë një denoncim me të dhëna të rreme për të goditur vëllain tim. Dua të sqaroj që është e vërtetë që unë përdor numër që përfundon me “472”. Aty më telefonojnë të gjithë, ata që më duan dhe të kundërtën.

Në bisedën e publikuar dyshoj se është Albert Veliu. Ai disa herë më kërkonte para se luante bixhoz. Unë nuk e kam takuar atë njeri. Sa herë më merrte për lekë e kam refuzuar dhe në fund i kam bërë bllok. Nuk është i vërtetë fakti që thonë të kem lënë takim me të.

Në lidhje me bisedën e pretenduar në lokalin tim, aty jam unë. Ajo nuk është e folura ime, për më tepër që unë kam probleme në shqiptimin e disa shkronjave. Është tërësisht e manipuluar. Nuk njoh askënd me emrin Ermal, veç një kushëririt tim. Po ashtu, nuk njoh asnjë person me nofkën Toto Qorri”.

Deklarata e plotë e Agron Xhafajt në Prokurori
Shkarkoni aplikacionin e A2