Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Lirohet Gjergj Cukali, i dyshuar për vrasjen e Arben Bilalit

Nga A2 CNN
4 Shtator 2019, 15:56 | Kronikë
Lirohet Gjergj Cukali, i dyshuar për vrasjen e Arben Bilalit

Gjykata e Apelit Tiranë liroi nga qelia Gjergji Cukalin, i dyshuar si vrasësi i ish-policit Arben Bilali në janar të këtij viti në kryeqytet. Vendimi që ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest në burg” në “detyrim për paraqitje” u shpall paraditen e së mërkurës.

Katër muaj pas arrestimit, një treshe gjykuese e Apeli vlerësoi se nuk ka prova të mjaftueshme për të mbajtur në qeli Cukalin, personazh i njohur për problemet e tij me drejtësinë. Prangosja e Cukalit u përcoll me bujë në maj 2019 dhe policia pretendoi se ai u identifikua nga një mbetje ADN-je në automjetin ku udhëtonte ekzekutori i ish-policit. Emri i tij doli pas arrestimit të Arben Tiranës, personi i cili dyshohet se vodhi makinën tip Benz që u përdor nga autorët. Policia arriti të gjente mjetin, ndërsa në brendësi të tij armën tip kallashnikov, por dhe shumë gjurmë, të cilat çuan tek ekzekutori.

https://a2news.com/2019/05/31/a2-cnn-zbardh-vendimet-drejtesia-bujare-me-gjergj-cukalin/

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli