Lista me qytetet më të mira për të jetuar – A2

Lista me qytetet më të mira për të jetuar

Për të dytin vit radhazi, Vjena shpallet si qyteti më i mirë në botë për të jetuar. Kryeqyteti austriak mbetet i palëvizur në shkallën më të lartë të podiumit në klasifikimin vjetor të “Economist Intelligence Unit” (EIU).

Ai lë pas Melburnin, Sidnein dhe Kalgari. Europa përfaqësohet me 8 vende në top-20-tëshe, por mes 10 vendeve kryesore, përveç Vjenës ka vetëm Kopenhagenin, që renditet i nënti.

Klasfikimi merr në konsideratë 140 qytete dhe i radhit mbi bazën e një shkalle prej 100 pikësh, lidhur me 30 faktorë, si për shembull standardi i jetesës, stabiliteti politik dhe social, kultura, niveli i kriminalitetit, transporti apo aksesi ndaj trajtimeve shëndetësore.

Vjena ka siguruar 99,1 pikë nga 100 të mundshme. Për t’u vënë re rënia e ndjeshme e Parisit në klasifikim, i cili pozicionohet në vend të 25-të pas protestave të “Jelekëve të Verdhë”. Asnjë qytet italian në pjesën e sipërme të listës, ndërsa Londra dhe Nju Jorku zbresin në vend të 48 dhe 58, duke paguar faturën e mungesës së sigurisë.

Për herë të parë, mes të dhënave të marra në konsideratë është edhe klima. Nju Delhi dhe Kajro renditen nga fundi, pikërisht për temperaturat mesatare të padurueshme.

Shkarkoni aplikacionin e A2