Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Mjekësia në krye të listës, 3 mijë kandidatë në garë për 260 vende

Nga A2 CNN
4 Shtator 2019, 17:32 | Sociale
Mjekësia në krye të listës, 3 mijë kandidatë

Mjekësia është dega më e kërkuar nga maturantët më të mirë. 3 mijë të rinj konkurrojnë për degët e mjekësisë për 260 vende. Rektori Arben Gjata tregon se që në fazën e dytë mbi 80% e kuotave janë plotësuar. 

“Nga 260 kuota, deri dje në drekë, para se të mbyllej kanë qenë 201 regjistrime. Ndërsa në degët e tjera sidomos farmaci, stomatologji regjistrimet janë në nivele shumë të ulëta pasi janë të njëjtit njerëz që kanë aplikuar në fillim dhe për mjekësi. Presim që të vazhdojë procesi në turet e tjera. Sipas mesatares së VKM-së i fundit e ka pasur mesataren 9.3.”, deklaroi rektori Gjata.

Studentët e vitit të parë do të kenë kurrikul të re si dhe investime në laboratorë për lëndët specifike të mjekësisë.

“Në kuadër të “Paktit për Universitetin” kemi siguruar një investim nga ana e Ministrisë së Shëndetësisë, i cili është në prokurim dhe do t’i sigurojë disa mjete shumë të rëndësishme didaktike studentëve. Presim të marrim dhe disa pajisje që janë në kuadër të simulimit klinik”, shtoi Gjata.

Edhe këtë vit tarifat e shkollimit do të paguhen të përgjysmuara nga studentët dhe vlera e zbritur do mbulohet nga qeveria. E nëse sot kërkojnë me ngulm mjekësinë, pas 6 vitesh do të synojnë specializimin e ndoshta largimin drejt Gjermanisë për punë dhe jetë më të mirë. 

A2 CNN Livestream

Dita jonë