Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 50%
  • Qendrat historike 0%

Nesho: Amerika e “harroi” Shqipërinë. Ndryshimi i elitave i jep frymëmarrje demokracisë

Nga A2 CNN
4 Shtator 2019, 09:54 | Politikë
Nesho: Amerika e “harroi” Shqipërinë. Ndryshimi i elitave

Agim Nesho, ish-ambasador i Shqipërisë në OKB, deklaroi në studion e Ditari në A2 se vizita e Mattheë Palmer “tregon që SHBA është prezente në Ballkan”, por shtoi se Amerika “duhet ta kishte kthyer me kohë vëmendjen ndaj Shqipërisë”.

“Shqipëria është lënë në harresë, SHBA nuk duhet të jetë në funksion vetëm të skenarëve të paramenduar prej tyre, siç është SPAK-u. Shqipëria është një nga ato vende, e evidentuar edhe nga BE-ja, ku krimi i organizuar është i lidhur me politikën, korrupsioni është galopant dhe funksionimi i demokracisë ka rënë. SHBA duhet ta kishte kthyer me kohë vëmendjen ndaj Shqipërisë dhe të mos presë që problemet të zgjidhen vetëm me proceset e ribërjes së drejtësisë. Shqipëria është në një krizë të rëndë institucionale, por mendoj se do të tejkalohet kjo krizë pasi amerikanët do të ndërgjegjësohen. Duhet të ulen sa më shpejt për të gjetur një zgjidhje politike”, tha Nesho.

Ish-ambasadori nënvizoi gjithashtu se “zgjedhjet në Kosovë tregojnë se ndryshimi i elitave është i domosdoshëm për t’i dhënë një frymëmarrje të re demokracisë”.

Nesho kritikoi edhe politikën e jashtme të Shqipërisë, duke theksuar influencën turke në vendin tonë: “Turqia ka qenë ish-perandori dhe politika e saj e jashtme ishte zero probleme me fqinjët. Shqipëria e implementoi këtë politikë pa asnjë variacion, duke krijuar përshtypjen në Perëndim se po ktheheshim në një vend vasal. Kjo tregoi amatorizëm në politikën tonë. Kryeministri e ka personalizuar politikën e jashtme, duke bërë edhe gabime trashanike që e kanë bërë qesharak pozicionin e Shqipërisë ndaj vendeve të tjera”.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Bruna Çifligu