Parlamenti britanik miraton aktin e parë të ligjit që ndalon një Brexit pa marrëveshje – A2

Parlamenti britanik miraton aktin e parë të ligjit që ndalon një Brexit pa marrëveshje

brexit566 1100x620

Parlamenti britanik miratoi pasditen e së mërkurës aktin që ndalon me ligj daljen e Britanisë nga Bashkimi Evropian pa një marrëveshje, lëvizje kjo që mund të detyrojë kryeministrin Johnson të verë në jetë “kërcënimin” e tij për kërkuar zgjedhje të parakohshme më 15 tetor.

Ligjvënësit e opozitës së bashku me konservatorët rebelë bën të mundur që ky ligj që ndalon një shkëputje të Britanisë nga BE pa një marrëveshje, të miratohej në votimin e parë me 329 vota pro dhe 300 kundër.

Në rast se dhe rezultati i votimit të dytë do të jetë pro këtij ligji atëherë ai do të detyrojë kryeministrin për zgjatjen përtej 31 tetorit të afatit të Brexit nëse nuk arrihet një akord me unionin evropian. Por kryeministri Johnson paralajmëroi më parë se do të thërrasë zgjedhje të parakohshme nëse ky ligj kalon.