Probleme në anije, Roja Bregdetare shpëton 45 turistë në gadishullin e Karaburunit

Probleme në një prej anijeve turistike që kryen itinerarin e përditshëm drejt ishullit të Sazanit dhe gadishullit të Karaburunit. Roja Bregdetare dhe policia kufitare ndërhynë në kohën e duhur.

Problemi është shkaktuar në sistemin e helikave për shkak të kapjes së litarëve në helika. Më pas, është ndërhyrë në kohë edhe për transportimin e 45 turistëve në bordin e saj, me një mjet tjetër turistik drejt portit të Vlorës.

Sinjali është dhënë rreth orës 18:00, ndërsa anija turistike është shoqëruar më pas drejt portit të Vlorës nga Roja Bregdetare, ku edhe është konstatuar problemi.

Operacioni ka vijuar disa orë, ndërsa nuk  ka patur probleme të tjera, edhe për turistët të cilët janë sjellë normalisht në Porti e Vlorës.

Gjatë këtij sezoni ky nuk është rasti i vetëm, ku u është ardhur në ndihmë anijeve dhe mjeteve të ndryshme turistike, ndërsa janë regjistruar disa operacione shpëtimi.

Shkarkoni aplikacionin e A2