Raporti i OSBE / ODIHR për 30 qershorin: Qytetarët nuk patën mundësi zgjedhje, për dekretin e Metës vendos Kushtetuesja

Misioni vëzhgues i OSBE / ODHIR, publikoi raportin final për zgjedhjet e 30 qershorit në Shqipëri, por pa dhënë një përkufizim direkt nëse procesi ishte legjitim, nëse shënoi progres apo regres për vendin tonë. Njësoj si në 1 korrik, misioni rikonfirmoi se elektorati ishte ne presion nga të dy palët dhe me mungesën e pjesëmarrjes së opozitës nuk patën mundësi të zgjidhnin mes disa opsioneve.

“Zgjedhjet u mbajtën pa treguar interes nga ana e palëve politike për elektoratin. Në klimën e një bllokimi politik dhe polarizimi, votuesit nuk kishin një zgjedhje kuptimplotë mes opsioneve politike”

Raporti i OSBE / ODIHR

Raporti thotë se institucionet u shqetësuan për mbajtjen e procesit dhe në shumë raste u cenua siguria juridike.

“KQZ-ja interpretoi ligjin në një mënyrë tepër të gjerë dhe ndonjëherë jo-konsistente, duke zvogëluar sigurinë juridike. Në disa raste, KQZ zbatoi ligjin në mënyrë të paqëndrueshme ose në atë mënyrë që solli paragjykim”

Raporti i OSBE / ODIHR

Misioni edhe një herë rikonfirmon se Gjykata Kushtetuese është i vetmi institucion që mund të shprehet për dekretet e Presidentit.

“Pasiguria u shtua më tej nga mosmarrëveshjet midis palëve të interesuara zgjedhore në lidhje me ndarjen e përgjegjësisë ndërmjet Gjykatës Kushtetuese, si organi i vetëm i mandatuar për të vendosur për kushtetutshmërinë e dekreteve tw Presidentit dhe Kolegjit Zgjedhor, që është i mandatuar të mbikëqyrë ligjshmërinë e procesit zgjedhor. Në këtë situatë, misioni përmend faktin që Presidenti anuloi dekretin për zgjedhje më 30 qershor duke dekretuar 13 tetorin. Por ky dekret i dytë nuk u botua në fletoren zyrtare. Ndryshe nga dekreti i 30 qershorit, dekreti i Presidentit i datës 27 qershor nuk u publikua në Fletoren Zyrtare edhe pse publikimi i akteve të nxjerra nga presidenti është e detyrueshme me ligj”

Raporti i OSBE / ODIHR

 OSBE-ODIHR, evidenton se qytetarët ishin nën presion nga të dyja palët politike. Raporti bën përgjegjëse Partinë Socialiste për përdorim të administratës në fushatë dhe atë demokrate për përdorim të administratës së bashkive në protesta. 

“Punonjësit e administratës publike dhe ndërmarrjeve shtetërore ishin nën presion të drejtpërdrejtë dhe indirekt për t’u përfshirë në veprimtari politike gjatë dhe pas orarit të punës”

Raporti i OSBE / ODIHR

Opozita bëhet përgjegjëse për bllokim të Reformës Zgjedhore.

“Edhe pse kishte një mandat teknik dhe ndoqi një qasje gjithëpërfshirëse dhe të bazuar në konsensus, puna e komitetit u bllokua nga opozita në dhjetor 2018,dhe reforma zgjedhore u pengua nga mungesa e marrëveshjes politike”

Raporti i OSBE / ODIHR

Në fund të raportit me 34 faqe, OSBE rekomandon nisjen e dialogut mes palëve politike, ku të përfshihet dhe Reforma Zgjedhore dhe krijimi i një administrate zgjedhore të pavarur, bërjen funksionale të të gjitha gjykatave gjatë zgjedhjeve dhe pavarësinë e KQZ.

  • LAJMI I FUNDIT | Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha flet për çështjen e negociatave
  • LAJMI I FUNDIT | PD, Basha: Që pas kushteve të Bundestagut u pa që nuk do kishte vendim pozitiv
  • LAJMI I FUNDIT | PD, Basha: Kemi punuar fort për të bindur partnerët, falenderojmë Kancelaren
  • LAJMI I FUNDIT | Lulzim Basha: Kushtet ishin 5 u bënë 9 pasi vendi po bën mbrapa
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Dy kushte të Bundestagut kanë të bëjnë me arrestimin e blerësve të votave
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Ka një përpjekje për ta shitur të sotme si një përplasje mes BE
  • LAJMI I FUNDIT | PD, Basha: Vendi po sundohet shumë larg standardeve evropiane
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Franca e ndjen përditë problemin e azilkërkuesve shqiptarë
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Numri i atyre që kërkojnë azil në raport me popullsinë më i larti
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Shumë gjëra nuk kanë gjetur pasqyrim në raportet e KE
  • LAJMI I FUNDIT | PD, Basha: Në vend të plotësonim e Bundestagut, putheshim me Mogherinin
  • LAJMI I FUNDIT | Lulzim Basha: Nuk hapen negociatat me propagandë, por me të vërteta
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Bundestagu tani e njeh gjendjen reale në Shqipëri shumë mirë
  • LAJMI I FUNDIT | Lulzim Basha: Macron kërkon të verifikojë të vërtetat e Ballkanit
  • LAJMI I FUNDIT | Kreu i PD, Lulzim Basha: Nuk shkohet në Evropë me Toyota Yaris
  • LAJMI I FUNDIT | Lulzim Basha: Franca është e francezëve, jo e 5 oligarkëve
  • LAJMI I FUNDIT | Kreu i PD, Lulzim Basha: 20% e shqiptarëve ushqehen me lista
  • LAJMI I FUNDIT | Lulzim Basha: 70% e shqiptarëve i shpenzojnë të ardhurat për bukë
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Do bashkojmë shqiptarët për ndryshimin që ata meritojnë
  • LAJMI I FUNDIT | Basha: Fajin e kanë të gjithë vetëm Edi Rama nuk ka faj
  • LAJMI I FUNDIT | Kreu i PD, Lulzim Basha: Rama duhet të kishte dhënë dorëheqjen