
Matthew Palmer, i ngarkuari i posaçëm i SHBA për Ballkanin Perëndimor, deklaroi se Shtetet e Bashkuara mbështesin hapjen e negociatave me Bashkimin e Europian për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Ndër të tjera zyrtari amerikan theksoi se ndër objektivat kryesorë të SHBA është edhe mundësimi i dialogut mes Serbisë dhe Kosovës si dhe zgjidhja e problemeve kryesore mes dy vendeve.
Këto deklarata Palmer i bëri gjatë Forumit Strategjik të Bled, i cili po zhvillohet në Slloveni.