US Open, edhe Federer jashtë. Nadal “fërkon duart” – A2

US Open, edhe Federer jashtë. Nadal “fërkon duart”

Roger Federer, fitues i 20 Grand Slam-eve në karrierë, ndoshta tenisti më i mirë në histori, është eliminuar nga US Open.

38-vjeçari u mund nga bullgari Grigor Dimitrov në çerekfinale, i cili në 7 ndeshjet e mëparshme nuk kishte arritur dot kurrë të fitonte ndaj Federerit.

3-6, 6-4, 3-6, 6-4 dhe 6-2 rezultati i ndeshjes pas 3 orë e 12 minuta lojë.

Para nisjes së setit të pestë dhe të fundit, zvicerani kërkoi ndihmën e mjekut për disa probleme me qafën.

Tashmë, në gjysmëfinale, Dimitrov do të përballet me rusin Medvedev, ndërsa Nadal, pas largimeve të Federer dhe Djokovic, e sheh rrugën të hapur drejt titullit të tij të 19 Grand Slam në karrierë.

Shkarkoni aplikacionin e A2