Votoi kundër Brexit, Johnson dëbon nga partia stërnipin e Winston Churchill

Dita e djeshme ka qenë një nga më dramatiket në historinë politike të kryeministrit Boris Johnson dhe të vetë Mbretërisë së Bashkuar. Vullneti i kryeministrit për Brexit u kundërshtua edhe nga një pjesë e deputetëve të tij konservatorë.

Nicholas Soames

Në Parlament, 21 prej tyre votuan kundër liderit të tyre, dhe për një shtyrje të largimit nga Bashkimi Europian.  

Mes tyre, Nicholas Soames, ish ministër i Mbrojtjes në vitet 1994-1997 por i njohur më së shumti si stërnipi i “mitit” politik anglez, sir Winston Churchill, “heroi” që udhëhoqi Mbretërinë e Bashkuar në fitoren e Luftës së Dytë Botërore.

Në 38 vjet karrierë politike dhe pranie në Parlament, Soames kishte votuar vetëm tre herë kundra partisë së tij. “Është një natë e keqe, kjo”, janë të vetmet fjalë që tha kronistëve që e rrethonin.  

Shkarkoni aplikacionin e A2