Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Zyrtari i DASH në Tiranë, Kostelancik: Qeveria, dorën e shtrirë për opozitën

Nga A2 CNN
4 Shtator 2019, 16:57 | Politikë
Zyrtari i DASH në Tiranë, Kostelancik: Qeveria, dorën e

SHBA ka sjellë në Tiranë drejtorin për Evropën Qendrore e Jugore në Departamentin e Shtetit, David Kostelancik.  Në takimin me kreun e Kuvendit, Gramoz Ruçi, zyrtari i lartë amerikan u ndal në dy reformat kyçe, duke i kërkuar qeverisë që të jetë ajo fleksibël me opozitën.

“Është përgjegjësi e qeverisë që të ketë dorën e shtrirë për opozitën, duhet të mundësojë tërheqjen e saj në realizimin e kësaj reforme zgjedhore brenda vitit”.

Kostelancik u ndal edhe te investimi që ka bërë SHBA për reformimin e drejtësisë në vendin tonë. “Institucionet e reja të sistemit do t’iu shërbejnë qytetarëve sot e në të ardhmen dhe do të mundësojnë që shqiptarët të jetojnë në paqe e mirëqenie. Vettingu është mbështetur dhe do të vazhdojë të mbështetet fort nga SHBA’’.

https://youtu.be/yQ_P_djFmUk

Por në takimin me kreun e grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Ballën, duket se është prekur edhe një tjetër temë e nxehtë.

“Padyshim që influencat e vendeve jo miqësore me NATO janë pjesë të shqetësimeve gjeostrategjike jo vetëm të SHBA por të gjithë organizatës së aleancës së Atlantikut verior”, u shpreh pas takimit kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Axhenda e takimeve të zyrtarit të lartë amerikan përfshin takime me kryedemokratin Lulzim Basha dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë