3 vjet nga Shenjtërimi, politika “reflektim” nga nënë Tereza

Nga shenjtërimi i Nënë Terezës mbushen sot 3 vjet. 5 shtatori, data kur Papa Françesku vendosi të shenjtërojë murgeshën katolike me origjinë shqiptare, përkon me ditën kur ajo, më 1997-n, u nda nga jeta.

Politika shqiptare ka ndarë që herët në mëngjes mesazhet për nder të shenjtores. Presidenti Meta shkruan se me madhështinë e thjeshtësisë së saj, “Shën Nënë Tereza është frymëzimi që na nxit

çdo ditë për të bërë gjëra të vogla me dashuri të madhe, për të ndërtuar një Shqipëri më të drejtë, sociale, e pranë halleve të përditshme të qytetarëve”.

Kryedemokrati Basha e cilëson këtë ditë si një ditë reflektimi, për ditët dhe kohët e vështira që janë ulur këmbëkryq në mijëra vatra familjare shqiptare. “Sepse kur nuk të bëhet më vonë për fatin e një njeriu, nuk të bëhet më vonë për fatin e të gjithëve”.

Edhe Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, përkujtoi sot Shën Terezën në 22-vjetorin e ndarjes së saj nga jeta. “Të udhëhiqemi e ndriçohemi nga dashuria e toleranca dhe të mos na errësohen gjykimet nga mëritë dhe urrejtja”, shkruan në mesazhin e tij kushtuar Shën Terezës Kryetari i Kuvendit, z. Gramoz Ruçi.

Shkarkoni aplikacionin e A2