Akuza ndaj Victoria Beckham, fansat: Shembull i keq, po zgjedh modele anoreksike

Në industrinë e modelingut, të jesh e dobët është domosdoshmëri, për të gjetur punët ë rëndësishme, dhe kjo mund të të rrezikojë ndjeshëm shëndetin, e sigurisht edhe jetën.

Modelet shqetësohen në çdo moment për peshën dhe përmasat, sidomos flasim për modelet e Victoria’s Secret, që sot janë ndër më të dobëtat në botë. Jo më kot, gjithnjë e më shumë fansat në rrjetet sociale kritikojnë përzgjedhjen e Victoria Beckam, të modeleve super të holla.

Stilistja ka 26.6 milionë ndjekës në rrjetin social Instagram dhe aty ku poston fotot e koleksioneve të reja, kritikat për pamjen e modeleve nuk mungojnë. Një prej fansave i shkruan se në qoftë se modelet e saj nuk ushqehen mirë, mund të ndërrojnë jetë gjatë fotoshooting.

 Disa i quajnë absurde imazhet që Victoria përcjell kryesisht tek adoleshentet, kur “thotë urreni ushqimin, kujdesuni për trupin”.

Vetë Victoria kujdeset që të mos shtojë asnjë gram në peshë, kur bashkë me dhjetëra modele të saj ndjekin me fanatizëm dietën “Victoria”, një dietë e pasur me proteina, shumë pak karbohidrate, për të mos thënë fare dhe çdo gjë që modelet konsumojnë ka një limit: 1300 kalori në ditë. Shumica e modele të Victoria’s Secret konsumojnë vetëm 3 vezë në ditë.

Sheqeri është i ndaluar, bashkë me të edhe frutat me disa përjashtime të vogla. Modelet trajnohet çdo ditë në orën 6 të mëngjesit, me stomakun bosh, përveç ujit apo kafesë. Duhet të flenë 7 deri në 9 orë në ditë dhe duhet të konsumojnë deri në 4 litra ujë.

Mjekët e konsiderojnë këtë një dietë ekstreme, ndaj rekomandojnë, kryesisht adoleshentët, të mos ndjekin shembullin e këtyre modeleve pasi mund të kalojnë deri në anoreksi.

Shkarkoni aplikacionin e A2