Banka e Shqipërisë, monedhë përkujtimore për Nënë Terezën

Banka e Shqipërisë përkujton shenjtërimin e Nënë Terezës nëpërmjet monedhës kushtuar asaj. Bëhet fjalë për monedhën e emetuar në vitin 2012, me vlerë emërore 200 lekë.

Në pamjen kryesore, në qendër të monedhës qëndron një pëllumb i stilizuar në fluturim, si simbol i paqes. Ngjyra e pëllumbit dhe ajo e shiritave harkorë e harmonikë, që mbyllin formën rrethore të monedhës, është e njëjtë me atë të shamisë, në pamjen pas të monedhës.

Në hark sipër, në formë simetrike, dy degë ulliri, si simbol i paqes që Nënë Tereza përcolli midis njerëzve. Monedha përmban edhe portretin e saj, si dhe vitet e lindjes e të vdekjes.

Shkarkoni aplikacionin e A2