Dorëhiqet vëllai i Johnson: I ndarë mes familjes dhe interesave kombëtare

Sikur të mos mjaftonte goditja e dyfishtë në Parlament, kryeministri Boris Johnson e ka marrë një tjetër nga brenda familjes.

Vëllai i tij më i vogël, Jo, dha dorëheqjen si deputet dhe ministër, me motivacionin se është i ndarë mes besnikërisë familjare dhe interesave kombëtare.

Ministri për Biznesin dhe Ligjvënësi konservator për Orpington, përmendi atë që e quajti ‘tension të pazgjidhshëm’ në rolin e tij.

Megjithëse, në të njëjtën parti dy vëllezërit kanë pasur qëndrime të kundërta lidhur me Brexit. Johnson votoi pro qëndrimit në referendumin e 2016-tës, ndërsa vëllai i tij drejtoi fushatën për shkëputjes.

Ai dha dorëheqjen si ministër vitin e kaluar në shenjë proteste ndaj ujdisë së Theresa May-t, por u bë sërish pjesë e qeverisë gjatë verës, pas zgjedhjes se Boris kryeministër.

Shkarkoni aplikacionin e A2