“Dorian” nuk ndalet, shkakton shkatërrime masive në Karolina

Uragani “Dorian” tregoi sërish se është një nga më të fuqishmit të këtij sezoni.

Pasi shkatërroi Bahamasin, ku shkaktoi mbi 20 viktima dhe dëmtoi me qindra banesa, uragani “Dorian” goditi Karolinën e Veriut dhe atë të Jugut në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Me erëra që arrijnë deri në 180 km/orë “Dorian” rrafshoi gjithçka që i doli përpara duke lënë mbi 700 mijë persona pa energji elektrike. Qindra banorë kanë braktisur shtëpitë e tyre dhe kanë gjetur mbrojtje në qendrat e strehimit të hapura nga autoritetet.

Shkarkoni aplikacionin e A2