Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 17%
  • Qendrat historike 17%

Eliminatoret e Europianit 2020, Italia vijon serinë e fitoreve

Nga A2 CNN
5 Shtator 2019, 19:56 | Futboll
Eliminatoret e Europianit 2020, Italia vijon serinë e fitoreve

Kombëtarja italiane vijon serinë e fitoreve në ndeshjet eliminatore të vlefshme për Kampionatin Evropian që do të zhvillohet në vitin 2020.  Të kaltrit fituan në transfertë me rezultatin 1-3 ndaj ekipit modest të Armenisë.

Ndeshja filloi me ritme shumë të ulëta në minutat e para me një Itali apatike që u zgjua në mesin e pjesës së parë pasi armenët vendas kaluan të parët në avantazh në minutën e 11 me Alexander Karapetian. Kombëtarja italiane barazoi në minutën e 28 me Andrea Bellottin, i cili po tregon një formë të mirë dhe në kampionat në ndeshjet e para me Torinon.

Pjesa e parë e takimit përfundoi me një lojtar më pak për Armeninë pas largimit me karton të kuq të autorit të golit  Karapetian pas një ndërhyrje të ashpër me bërryl ndaj Bonuccit.

Në pjesë e dytë, Italia u tregua më racionale duke pritur një gabim të kundërshtarit për të fituar ndeshjen. Hyrja në fushë e të riut Sensi i dha një impuls të ri lojës së italianëve të cilët kaluan në avantazh në minutën e 77 me lojtarin e Romës, Lorenzo Pellegrini. Tre minuta më vonë ishte sërish Bellotti ai që çoi shifrat e takimit në 1-3. Italia renditet e para në grupin e saj me 15 pikë të plota.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani