Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Fiskalizimi, ekspertët japin alarmin: Nuk ulet informaliteti

Nga A2 CNN
5 Shtator 2019, 18:16 | Ekonomi
Fiskalizimi, ekspertët japin alarmin: Nuk ulet informaliteti

Ndërsa qeveria mbetet e vendosur për të zbatuar fiskalizimin, ekspertët kontabël, atë që janë në kontakt të drejtpërdrejtë me biznesin janë skeptikë për ndikimin që do të ketë tek ulja e informalitetit.

“Ky është një mjet, ose një lloj dokumenti që t’i deri dje i ke shkruajtur me dorë ndërsa tani do t’i bësh në mënyrë elektronike. Problemi është që sistemi ynë fiskal ka nevojë për disa rregullime të tjera që për mua janë më të rëndësishme”, deklaroi eksperti kontabël Agim Binaj.

Më tepër sesa për projektin e lancuar nga qeveria, ekspertët rekomandojnë një sistem të integruar tatime-dogana, ku të bëhet zbardhja e njëkohësishme e të gjitha deklarimeve të biznesit.

“Ne duhet të krijojmë atë trekëndëshin që kemi thënë. Ky sistem duhet të jetë i lidhur me doganën, me tatimet, duhet të jetë i lidhur dhe me kasën që është hallka e fundit”, shtoi Binaj.

Qeveria ka propozuar fiskalizimin ose deklarimin online nëpërmjet një aplikacioni të të gjitha faturave si një formë për të ulur informalitetin. Deri më tani, zyrtarisht nuk ka një shifër se sa është masa e kësaj dukurie në Shqipëri, por e dhëna e vetme e disponueshme është ajo e Bankës Botërore, për një nivel të informalitetit rreth 50%.

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli