Hysaj: Mund të fitojmë në Francë

Kapiteni i Shqipërisë, Elseid Hysaj, është shprehur optimist në prag të ndeshjes eliminatore në transfertë ndaj Francës kampione e botës, duke thënë se kuqezinjtë mund të fitojnë në “Parc des Princes”.

“Synojmë një rezultat pozitiv. Francë është Franca, por jam i sigurt që me këtë grup dhe me këtë trajner kemi mundësi për të treguar vlerat tona. Ne shkojmë në Francë me idenë për të marrë pikë, një ose tre. Përballemi me një ekip më të fortë se ne, por Shqipëria mund të fitojë”, është shprehur kapiteni Hysaj.

Kombëtarja shqiptare e drejtuar nga trajneri italian Edy Reja mbërriti këtë të enjte ne Paris, atje ku të shtunën në orën 20:45 do të zhvillohet ndeshja ndaj Francës.

Shkarkoni aplikacionin e A2