
Presidenti italian Sergio Mattarella i dha bekimin kabinetit të ri qeveritar që bashkon dy rivalë të hershëm e që pritet të përmirësojë lidhjet me Bashkimin Europian.
Kryeministri Giuseppe Conte u betua për besnikërinë ndaj republikës dhe kushtetutës para kreut të shtetit, e pas tij edhe 21 ministrat e qeverisë së re e përbërë nga Lëvizja e 5 yjeve dhe Partia Demokratike. Posti i rëndësishëm i ministrit të ekonomisë shkoi për pjesëtarin e Partisë Demokratike Roberto Gualtieri, i zgjedhur edhe si komisioner për çështjet ekonomike në Parlamentin Europian.
Lideri populist i Lëvizjes së 5 yjeve, i cili në administratën e mëparshme ka shërbyer edhe si ministër i industrisë dhe punës, u emërua ministër i jashtëm edhe pse nuk ka eksperiencë në diplomacinë ndërkombëtare.
Posti kyç i Ministrit të Brendshëm që u mbajt nga Matteo Salvini për 15 muajt e fundit, i shkoi Luciana Lamorgese, një nëpunëse civile në karrierë, pa lidhje politike.
Lideri i Legës, Salvini tashmë pjesë e opozitës, e quajti administratën e re një qeveri të prodhuar nga Parisi dhe Brukseli e krijuar nga Afrika për braktisjen e pushtetit, pa dinjitet e ideale e me njerëzit e gabuar në vendet e gabuara.