Konflikti për pronën vret dy persona në Prishtinë, dy të tjerë të plagosur

Dy persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë janë plagosur si pasojë e një konflikti të armatosur në Prishtinë.

Sipas të dhënave nga autoritetet kosovare ngjarja ka ndodhur në lagjen “Mati 1” të kryeqytetit dhe në konflikt janë përfshirë dy familje për një çështje pronësie. Në fillim u raportua për 4 të plagosur, por dy prej tyre ndërruan jetë në QKUK për shkak të plagëve të marra.

Policia ka arrestuar deri tani dy persona për ngjarjen dhe sekuestroi dy armë zjarri. Vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje të rëndë.

Shkarkoni aplikacionin e A2