Loja 500-vjeçare me top që po rikthehet në modë

Një grup të rinjsh meksikanë kanë nisur të ringjallin një lojë të lashtë me top, që dikur luhej nga Aztekët, Majat dhe Inkasit.

Ulama ishte një lojë që luhej kryesisht në Amerikën Qendrore dhe të Jugut, më shumë se pesë shekuj më parë, para se konkuistadorët të mbërrinin aty në vitin 1519. Lojtarët duhet të pasojnë topin, që peshon deri në 4 kg, me vithe.

Edhe pse ka teori që thonë se loja ka pasur disa variante, shumica bien dakord që ajo zhvillohej mes dy skuadrave kundërshtare. Në disa versione loja luhej brenda një oborri me gurë dhe topi duhej futur në një kosh, të ngjashëm me atë të basketbollit, por të rrotulluar 45 gradë.

Por edhe pse ka pasur përpjekje për të risjellë lojën në jetë në disa zona indigjene të Meksikës, vetëm së fundmi është ndërtuar një fushë në kryeqytet ku mund të praktikohet ky sport.

  • LAJMI I FUNDIT | Edi Rama për A2: Nuk do të biem në pesimizëm për negociatat
  • LAJMI I FUNDIT | Edi Rama për A2: Tani kanë hyrë në lojë të gjithë të mëdhenjtë
  • LAJMI I FUNDIT | Rama: Ka një barrikadë nga ana e Francës për të ndryshuar natyrën e procesit
  • LAJMI I FUNDIT | Rama në Bruksel: Ndarje nga Maqedonia? S’jemi në këto kushte