Lojtarë të rinj, probleme të vjetra, Shpresat shkatërrohen nga Franca

Shpresat e Shqipërisë nuk kanë arritur të bëjnë thuajse asgjë në miqësoren ndaj 21-vjeçarëve të Francës në transfertë, duke u mposhtur me rezultatin e pastër 4-0.

Ajo që ka bërë më shumë përshtypje është mënyra se si skuadra e drejtuar nga Alban Bushi ka pasuar golat, të cilët kanë ardhur si pasojë e gabimeve foshnjarake të mbrojtësve.

Në pjesën e parë, “gjelat e vegjël” kaluan në avantazh me anë të një 11-metërshi të shkaktuar në hyrje të zonës.

Deri në minutën e 77-të, rezultati vijoi i njëjtë, ndërsa fundi i ndeshjes ishte për t’u harruar, pasi Shpresat pësojnë edhe 3 gola të tjerë në harkun e 15 minutave.

Goli i dytë ishte një gabim total i mbrojtësit të qendrës, i cili nuk mundi të largonte topin brenda zonës edhe pse i pashqetësuar.

Te goli i radhës, francezët bëjnë ç’të duan në zonën e Shqipërisë, ndësa në minutat e shtesës shënohet edhe goli i katërt, duke bërë që morali të mos jetë i duhuri përballë ndeshjes zyrtare ndaj Austrisë 4 ditë më pas.

Shkarkoni aplikacionin e A2