Me 640 km/h në shkretëtirë, del video e tentativës që i kushtoi jetën prezantueses amerikane – A2

Me 640 km/h në shkretëtirë, del video e tentativës që i kushtoi jetën prezantueses amerikane

Shpejtësia ishte pasioni i saj. Jo shpejtësia normale, ajo që mund të ofrohet nga një Lamborghini, por shpejtësia ekstreme, që mund të arrihet vetëm me disa mjete që më shumë se një makine të Formula 1, i ngjajnë raketave ushtarake.

Në 2013-ën, Jessi Combs kishte arritur 640 kilometrat në orë, në shkretëtirën e Oregon, në Shtetet e Bashkuara. Javën e kaluar ajo po tentonte të thyente rekordin e saj, por edhe t’i afrohej ndjeshëm rekordit femëror të shpejtësisë, të regjistruar nga Kitty O’Neal në vitin 1976, me 825 kilometra.  

Mjeti i drejtuar nga 39-vjecarja mori flakë diku në mes të tentativës, për shkaqe ende të panjohura, dhe Combs ndërroi jetë menjëherë.  

Mjeti i aksidentuar

Joss Combs është një figurë disi e njohur nga publiku amerikan, ku ka prezantuar disa programe që përfshijnë teknologjinë, si  Mythbusters dhe Overhaulin’ etj.  

Rekordi i shpejtësisë në tokë mbahet nga anglezi Andy Green, që në 1997 arriti me mjetin e tij ThrustSSC 1223 kilometrat në orë, duke arritur për herën e parë shpejtësinë e zërit.

Shkarkoni aplikacionin e A2