Meta, mesazh me fjalët e Nënë Terezës: Kemi vetëm të tashmen. Le të fillojmë

Presidenti Ilir Meta postoi në Facebook një mesazh në përkujtim të Shenjtërimit të Nënë Terezës.

Kreu i Shtetit shkruan në rrjetin sociale se “me madhështinë e thjeshtësisë së saj, Shën Nënë Tereza është frymëzimi që na nxit çdo ditë për të bërë gjëra të vogla me dashuri të madhe, për të hapur horizonte të reja shprese dhe lumturie, për të ndërtuar një Shqipëri më të drejtë, sociale, e pranë halleve të përditshme të qytetarëve”.

“Kremtimi i Shenjtërimit të Nënë Terezës është një ditë feste për mbarë kombin shqiptar, botën katolike dhe njerëzimin.
Është dita e përkujtimit dhe respektit ndaj veprës së ndritur dhe të paharruar, humane e hyjnore, të simbolit të nënës shqiptare, shembullit të jashtëzakonshëm të dashurisë dhe misionit të pareshtur të përkujdesjes, ndaj kujtdo që vuan dhe ka aq shumë nevojë për ndihmë, solidaritet dhe përfshirje sociale.
Me madhështinë e thjeshtësisë së saj, Shën Nënë Tereza është frymëzimi që na nxit çdo ditë për të bërë gjëra të vogla me dashuri të madhe, për të hapur horizonte të reja shprese dhe lumturie, për të ndërtuar një Shqipëri më të drejtë, sociale, e pranë halleve të përditshme të qytetarëve.
Ashtu siç na porosit e bekuara dhe e Shenjta Nënë Terezë:
“Dashuria s’mund të mbetet vetëm. Dashuria duhet të vendoset në veprim dhe ky veprim është shërbimi. E djeshmja iku. E nesërmja nuk ka ardhur. Ne kemi vetëm të tashmen. Le të fillojmë”, shkruan Meta.

  • LAJMI I FUNDIT | Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, dënohet me 5 vite burg
  • LAJMI I FUNDIT | Ish ministri Saimir Tahiri u shpall fajtor për shpërdorim detyre
  • LAJMI I FUNDIT | Gjykata: Tahiri, i pafajshëm për akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës
  • LAJMI I FUNDIT | Nga gjykimi i shkurtuar, dënimi për ish ministrin Tahiri ulet në 3 vjet e 4 muaj
  • LAJMI I FUNDIT | Prokuroria kishte kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin e Brendshëm
  • LAJMI I FUNDIT | Tahiri u shpall i pafajshëm dhe për akuzën e grupit të strukturuar kriminal
  • LAJMI I FUNDIT | Dënimi 3.4 vite për Tahirin, konvertohet në 3 vjet shërbim prove
  • LAJMI I FUNDIT | Ish ministri Saimir Tahiri: Kjo që ndodhi ishte një estradë
  • LAJMI I FUNDIT | Saimir Tahiri: Gjykata tha nuk jam kriminel dhe as trafikant
  • LAJMI I FUNDIT | Saimir Tahiri: Të presim, jam kureshtar të lexoj atë që dëgjova