Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Mushkonja tigër problem në Europë, por pushtimi i saj filloi nga...Shqipëria

Nga A2 CNN
5 Shtator 2019, 11:17 | Lifestyle
Mushkonja tigër problem në Europë, por pushtimi i saj filloi

Mushkonja tigër është një nga speciet e insekteve më agresive dhe të rrezikshme për shëndetin e njeriut, nga momenti që mbart me vete një seri bakteresh, ndër to dhe virusin zika.   

Aedes albopictus, siç quhet në gjuhen shkencore, është një specie që origjinën e ka në Evropën juglindore, por papritur, në fillimin e viteve ’80, shpërndahet në gjithë Europën.   

Shkencëtarët perëndimor kanë pyetur me vite mënyrën sesi insekti u përhap në kontinent, por nuk kishin pyetur kolegët shqiptarë, të parët që kanë izoluar mushkonjën në zonën e Laçit në vitin 1979, por që mendohet se ishte futur në vendin tonë rreth vitit 1975 me shumë mundësi e fshehur në rrotat e kamionëve që vinin nga Kina në portin e Durrësit, që në atë periudhë ishte ende një vend aleat i regjimit.   

Sot kjo hipotezë vërtetohet edhe nga një studim i publikuar në revistën shkencore PLOS, i shkruar nga hulumtues të Universitetit La Sapienza rë Romes dhe universitetit amerikan të Yale, që ka analizuar dna-në e insekteve netre vende, Shqipëri, Itali dhe Greqi.

Sipas studimit, mushkonjat nga Shqipëria kanë mbërritur në pak muaj në pjesën veriore të Italisë, në vitin 1980, dhe më pas kanë “pushtuar” Europën. Ndërkohë, ekzemplarët grekë tregojnë një dna të ndryshëm, duke treguar se nuk kanë një origjinë “shqiptare”.

Mushkonja tigër shkakton me pickimin  e saj një irritim të fortë të lëkurës, puçrra të kuqe, por në veçanti mbart sëmundje infektive, në veçanti virusi zika, shumë i rrezikshëm në gratë shtatzëna.

A2 CNN Livestream

Dita jonë