“Pija vetëm alkool dhe marijuanë”… Brad Pitt rrëfen luftën me veset

“Nuk mbaj mend një ditë, pas përfundimit të Universitetit, që të mos pija alkool apo marijuanë. Jam i lumtur që e kam mbyllur këtë kapitull të jetës sime”. Në një intervistë për “New York Times”, ylli i kinemasë, Brad Pitt, ka pranuar se ka kaluar një vit e gjysmë në një grup “alkoolistësh të panjohur”, pasi u nda me Angelina Jolie.

“Atje ishte hapësirë e sigurt për të gjithë dhe askush nuk të gjykonte. Ishe i lirë të ekspozoje pjesën e errët të jetës tënde”, rrëfen Pitt për gazetën amerikane.

Duke kujtuar të kaluarën kur ishte përdorues i rregullt i marijuanës, aktori 54-vjeçar thotë: “Në vitet ’90, e gjithë vëmendja që ishte drejtuar nga unë më rrëzoi. U bëra pak eremit dhe u veçova nga bota”.

Brad dhe Angelina shokuan fansat e tyre kur shpallën planet për divorc në shtator 2016, pas 12 vitesh bashkë, edhe pse ishin martuar vetëm në vitin 2014. Ata janë prindër të gjashtë fëmijëve. Më parë, Pitt ka qenë i martuar me aktoren tjetër të famshme, Jennifer Aniston, në periudhën 2000-2005.

Shkarkoni aplikacionin e A2