Raporti i OSBE/ODIHR, Kryemadhi: Ka rënë sistemi politik, zgjedhjet mbyllin krizën

Pas publikimit te raportit reagoi edhe kryetarja e LSI-se Monika Kryemadhi e cila deklaroi se raporti i OSBE/ODIHR tregoi që në Shqipëri ka rënë i gjithë sistemi politik dhe ai zgjedhor. Jo vetëm Kryeministri, por edhe opozita duhet të marrë përgjegjësitë e veta, theksoi ajo, duke shtuar se  e vetmja rrugë për të dalë nga kriza është mbajtja e zgjedhjeve te lira dhe të ndershme.

“Raporti i OSBE-ODIHR tregoi qartë që sistemi politik, ekzekutiv dhe ligjor ka rënë përfundimisht. Ka rënë sistemi i drejtësisë, i cili nuk ndëshkon krimin zgjedhor. Ka rënë administrata publike, e cila tashmë është kthyer në një administratë politike dhe në shërbim të një numri të caktuar njerëzish. Komplet sistemi zgjedhor, me një KQZ të politizuar dhe të inkriminuar sepse shkel ligjet. Dhe mbi të gjitha, ajo që është shumë e rëndësishme është që demokracia tashmë në Shqipëri është institucioni që nuk ekziston më, por është e kërcënuar nga një grup njerëzish dhe nga një grup politikanësh. Për të dalë nga kriza ka vetëm një rrugë, zgjedhje të lira dhe të ndershme. Vetëm kjo gjë do t’iu japë shansin shqiptarëve për t’u integruar në BE”, deklaroi kryetarja e LSI, Kryemadhi.

Shkarkoni aplikacionin e A2