Raporti i OSBE/ODIHR, Patozi: Duhet sistem i ri politik, zgjedhje të parakohshme – A2

Raporti i OSBE/ODIHR, Patozi: Duhet sistem i ri politik, zgjedhje të parakohshme

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, e quajti realist raportin e OSBE/ODIHR-it, ku regjistrimi i kësaj force politike në zgjedhje nga ana e KQZ-së cilësohej si në shkelje të afateve ligjore.

Sipas Patozit, zgjedhjet e 30 Qershorit ishin edhe më të këqija, por kjo nuk mund të jetë mundësi për t’u krenuar thotë ai.

“Është njësoj sikur dikush të fërkojë duart se i doli fjala që e zunë ujkun duke ngrënë, pasi më parë i kishte varur atij mëlçitë në qafë”, shkruan Patozi, që duket se i referohet hapur reagimit të asaj pjese të opozitës që braktisi zgjedhjet.

Kreu i Bindjes Demokratike bën thirrje për zgjedhje të parakohshme, të cilave t’u paraprijë një reformë e plotë për një sistem të ri politik. 

Shkarkoni aplikacionin e A2