Rikthehen kualifikueset e “Euro 2020”, në fushë Italia dhe Spanja

Kualifikueset e “Euro 2020” kthejnë përfaqësueset e mëdha në fushë, me dy pretendente si Italia dhe Spanja që kërkojnë të sigurojnë sa më parë biletën në fazën finale të evenimentit.

Të kaltrit udhëtojnë drejt Armenisë me mungesën e mbrojtësve Chiellini e De Sciglio, si dhe së fundi edhe pa sulmuesin e Napolit, Insigne.

Në transfertë do të luajë edhe përfaqësuesja iberike, e cila sfidohet nga Rumania. Interesant është fakti se skuadra spanjolle ka fituar vetëm një nga 8 përballjet e luajtura në Rumani, në vitin 1996.

Si Italia, ashtu edhe Spanja synojnë të ruajnë ecurinë perfekte, pasi kryesojnë grupet respektive me 12 pikë të plota.

Shkarkoni aplikacionin e A2