Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Soreca takon eurokomisionerin Hahn: Shqipëria të përqendrohet te reformat

Nga A2 CNN
5 Shtator 2019, 08:54 | Politikë
Soreca takon eurokomisionerin Hahn: Shqipëria të përqendrohet te

Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Luigi Soreca ka zhvilluar një takim me eurokomisionerin Johanes Hahn.

Lajmi bëhet i ditur nga Soreca me anë të një postimi në Twitter.

Soreca njofton se gjatë takimit ka informuar Hahnin mbi zhvillimet e fundit politike, ndërsa shton se në funksion të vendimit të tetorit, Shqipërisë i duhet të përqendrohet tek reformat e thella: “Kënaqësi të informoja Komisionerin Johannes Hahn për zhvillimet më të fundit të situatës politike në Shqipëri. Në funksion të vendimit të tetorit për hapjen e negociatave, është thelbësore që Shqipëria të vazhdojë të përqendrohet te reformat”.

https://a2news.com/2019/07/31/hapja-e-negociatave-hahn-pa-dorashka-shkupi-me-prane-se-tirana/

A2 CNN Livestream

Dita jonë