Vasili: Raporti i ODIHR i vuri damkën një procesi të turpshëm antiligjor

Petrit Vasili, nënkryetari i LSI-së, deklaroi nga studioja e Ditari në A2 se raporti i OSBE/ODIHR-it “i vuri qartë damkën një procesi të turpshëm antiligjor, antikushtetues dhe antisistem”.

“Raporti përcaktoi që Gjykata Kushtetuese është i vetmi institucion që mund të vendosë mbi kushtetueshmërinë e veprimeve të Presidentit. Meqë nuk kemi Gjykatë Kushtetuese, ngelen dekretet e Presidentit. KQZ, instrumenti kushtetues që organizon zgjedhjet në vend, u listua nga OSBE/ODIHR si organ që ka bërë shkelje të ligjit”, tha Vasili.

Më tej, nënkryetari i LSI-së shtoi se “kryeministri urdhëroi KQZ-në që të mos njohë dekretet e Presidentit dhe OSBE/ODIHR e tha qartë që dekretet e Presidentit rrëzohen vetëm nga Gjykata Kushtetuese”.

“Nuk ka vend për interpretim këtu. Edi Rama tashmë është i paligjshëm. Personat që nuk kanë hedhur dekretet e Presidentit në Fletoren Zyrtare duhet të ishin prapa hekurave”, theksoi Vasili.

  • LAJMI I FUNDIT | Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, dënohet me 5 vite burg
  • LAJMI I FUNDIT | Ish ministri Saimir Tahiri u shpall fajtor për shpërdorim detyre
  • LAJMI I FUNDIT | Gjykata: Tahiri, i pafajshëm për akuzën e trafikut ndërkombëtar të drogës
  • LAJMI I FUNDIT | Nga gjykimi i shkurtuar, dënimi për ish ministrin Tahiri ulet në 3 vjet e 4 muaj
  • LAJMI I FUNDIT | Prokuroria kishte kërkuar 12 vite burg për ish-ministrin e Brendshëm
  • LAJMI I FUNDIT | Tahiri u shpall i pafajshëm dhe për akuzën e grupit të strukturuar kriminal
  • LAJMI I FUNDIT | Dënimi 3.4 vite për Tahirin, konvertohet në 3 vjet shërbim prove
  • LAJMI I FUNDIT | Ish ministri Saimir Tahiri: Kjo që ndodhi ishte një estradë
  • LAJMI I FUNDIT | Saimir Tahiri: Gjykata tha nuk jam kriminel dhe as trafikant
  • LAJMI I FUNDIT | Saimir Tahiri: Të presim, jam kureshtar të lexoj atë që dëgjova