Ylli i Francës, Matuidi i druhet Shqipërisë: Asnjëherë rivalë të lehtë

Në prag të sfidës kualifikuese të Euro 2020, ku Kombëtarja luan ndaj Francës, Blaise Matuidi, një prej yjeve të kampionëve të botës, vlerësoi Shqipërinë.

Mesfushori i Juventusit, deklaroi se kuqezinjtë nuk janë asnjëherë kundërshtarë të thjeshtë për t’u përballur dhe kjo është konfirmuar në tre përballjet e fundit me “gjelat”.

“Nuk është periudha më e mirë për ndeshjet kualifikuese, por ky nuk është justifikim. Kur përfaqësojmë Francën, luajmë gjithmonë për të arritur sukses, do të synojmë t’i fitojmë dy ndeshjet e radhës. Shqipëria nuk është asnjëherë një kundërshtar i lehtë për t’u përballur. Këtë e kemi provuar në tre ndeshjet e fundit kundër tyre. Megjithatë, objektivat tanë janë të qartë: duam 6 pikë. Na mungojnë disa lojtarë të rëndësishëm, por Franca ka shumë elementë cilësorë, të cilët mund të japin shumë për ekipin”, u shpreh mesfushori i Francës.

  • LAJMI I FUNDIT | Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha flet për çështjen e negociatave
  • LAJMI I FUNDIT | PD, Basha: Që pas kushteve të Bundestagut u pa që nuk do kishte vendim pozitiv
  • LAJMI I FUNDIT | PD, Basha: Kemi punuar fort për të bindur partnerët, falenderojmë Kancelaren