21 gola me Spanjën, Ramos shkruan historinë

Goli përballë Rumanisë ishte i 21-ti për Sergio Ramos me fanellën e përfaqësueses spanjolle.

Kapiteni i “La Roja”-s theu një tjetër rekord duke lënë pas ish-sulmuesin legjendar Telmo Zarra, ndërsa është futur në dhjetëshen e golashënuesve më të mirë të të gjitha kohërave për Spanjën.

Askush tek Iberikët nuk ka shënuar më shume së mbrojtësi i Realit që pas Botërorit “Rusi 2018”. Jo vetëm kaq pasi 33-vjeçari mund të parakalojë një tjetër të madh si Alfredo Di Stefano, i cili mban kuotën e 23 golave.

Ramos është gati të rishkruajë historinë edhe sa i përket numrit të ndeshjeve me kombëtaren, teksa numëron vetëm dy paraqitje më pak se ish-portieri Iker Casilla-s.

Shkarkoni aplikacionin e A2