3 fraktura në shtyllën kurrizore, zbulohet gjendja e Kevin Hart pas aksidentit të frikshëm – A2

3 fraktura në shtyllën kurrizore, zbulohet gjendja e Kevin Hart pas aksidentit të frikshëm

Aktori i famshëm Kevin Hart u operua pas aksidentit automobilistik që pësoi përpara disa ditësh dhe që i shkaktoi dëmtime në shtyllën kurrizore.

Sipas TMZ, operacioni që u krye të dielën nevojitej pasi protagonisti i shumë filmave komedi kishte pësuar fraktura në 3 vende të shtyllës kurrizore dhe aktualisht ndjen shumë dhembje.

Burimet e TMZ thanë se operacioni kaloi me sukses, por aktori është nën ndikimin e qetësuesve pasi dhembjet janë të tmerrshme. Frakturat në shtyllën kurrizore, sidomos ato në pjesën e poshtme, shpesh lënë pas probleme me këmbët, por doktorët presin që Kevin Hart të rekuperohet plotësisht dhe të mos ketë asnjë problem në ecje.

Hart u aksidentua me makinën e tij Barracuda, në të cilën udhëtonin edhe trajnerja personale e bashkëshortes së aktorit, së bashku me të fejuarin e saj, Jared Black. Mendohet se pikërisht ky i fundit ishte në timon.

Shkarkoni aplikacionin e A2